Besart Kelmendi i njohur me emrin aritisitk “Gjesti” ka munguar në seancën e cila pritej të niste për ta shqyrtuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë në rastin ku akuzohet për kanosje. Sipas dosjes së prokurorisë, më , në ora , në zyrat e një studio muzikore, i dyshuari Besim Kelmendi, me qëllim që t’i ngjallë ndjenjën e frikës e ka kanosur E.Sh., për shkak të një borxhi paraprak.
Në seancë kanë qenë të pranishëm avokati i tij, Burim Azemi dhe Prokurori i çështjes Malart Kuqi, kurse i akuzuari nuk ka prezantuar. Sipas avokatit të tij, “Gjesti” në orët e hershme të mëngjesit i ka dërguar një mesazh telefonik që nuk mund të prezantoj në gjykatë, pasi i njëjti gjendej në Shqipëri me punë.
Avokati ka thënë se nuk ka pasur kontakt më të detajuar për të kuptuar arsyet e mungesës së tij në seancën e sotme të datës . Gjyqtarja Edita Çanta tha se në rast se i akuzuari nuk paraqitet në seancën e radhës ndaj të akuzuarit do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.
KALLXO.com më kishte raportuar se “Gjesti” kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë për veprat që i vihen në barrë. Këngëtari i njohur si “Gjesti” u ndalua më nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë. “Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari “Gjesti”.
Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.”- kishte Prokuroria më . Ndërsa më është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të njëjtit.
Sipas dosjes së prokurorisë, më , në ora , në zyrat e një studio muzikore, i dyshuari Besim Kelmendi, me qëllim që t’i ngjallë ndjenjën e frikës e ka kanosur E.Sh., për shkak të një borxhi paraprak. I dyshuari sipas dosjes ka shkuar në zyrat e të dëmtuarit dhe me armë, revole, i është drejtuar stafit me fjalët “ku është se kom me vra”.
Në dosje thuhet se më pas i dëmtuari është lajmëruar nga stafi i tij. Ne shenjë revolte që nuk e ka gjetur të dëmtuarin aty, i dyshuari në dosje thuhet se i ka dëmtuar kompjuterët, tavolinat dhe xhamat e studios.
