Aksidenti me fatalitet në Studime të Vushtrrisë, ndalohet një person

0%

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur ka ndaluar një person për ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur. Prokuroria njofton se i dyshuari mëngjesin e sotëm në fshatin Studime në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, në gjendje të dehur ka vozitur veturën në shiritin e kundërt të rrugës duke shkaktuar një aksident me një veturë tjetër, ku për pasojë një grua ka mbetur e vdekur, ndërkaq shoferi dhe tre pasagjerët kanë marrë lëndime serioze dhe po marrin tretman mjekësor ne QKUK.

Aksidenti me fatalitet në Studime të Vushtrrisë, Policia jep detaje tjera Në vend ngjarje ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Për personin e ndaluar, brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi