Charles De Ketelaere është një nga emrat e rëndësishëm që PSG synon të transferojë këtë verë. Sipas Corriere della Sera, duke qenë se PSG po has vështirësi për të gjetur gjuhën e përbashkët me Monaco për transferimin e Maghnes Akliouche, me të cilin ka arritur marrëveshjen për kushtet personale, ateherë është koha për planin B, që mban emrin e Charles De Ketelaere.
Parizienët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e vendosur nga Atalanta që është 50 milionë euro. Shkathtësia e belgut përshtatet më së miri me rotacionin ofensiv të Luis Enrique, i cili po kërkon profile të gjithanshme për të kompletuar skuadrën e tij.
Në rast se nuk arrihet përfundimisht marrëveshje për Maghnes Akliouche, atëherë PSG do të hidhet e gjitha në “sulm” për të transferuar De Ketelaere.
