Carlo Ancelotti vendos për të ardhmen pas interesimit të Italisë

0%

Carlo Ancelotti ka refuzuar mundësinë për t’u rikthyer në krye të Kombëtares së Italisë, duke konfirmuar se është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit me Brazilin. Sipas “GE Globo”, trajneri italian ka ftohur interesimin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), e cila kishte zhvilluar kontakte paraprake për të mësuar më shumë rreth planeve të tij dhe klauzolës së largimit nga kontrata.

Lajmi u bë i ditur nga Paolo Maldini, drejtori i ri teknik i kombëtareve të Italisë, i cili zbuloi se bisedimet fillestare ishin zhvilluar rreth dy javë më parë. Megjithatë, Ancelotti e bëri të qartë se nuk është i interesuar të largohet nga posti i përzgjedhësit të Brazilit, pasi së fundmi ka zgjatur kontratën e tij me Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF) deri në vitin 2030.

Ndërkohë, Federata Italiane po shqyrton edhe alternativa të tjera për postin e trajnerit të përhershëm, duke zhvilluar bisedime edhe me Pep Guardiolën, teksa synon të gjejë pasuesin e Gennaro Gattusos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ancelotti aktualisht ndodhet me pushime në Kanada dhe pritet të rikthehet në Rio de Janeiro gjatë muajit gusht për të nisur përgatitjet e Brazilit për ndeshjet miqësore të shtatorit ndaj Australisë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi