Polici i NJRSh-së, Shaban Hajdari, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë varrezave të fshatit Morinë, në Kukës. Vdekja tragjike e 35-vjeçarit ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Shoku i tij, Gzim Kastrati, e ka kujtuar Hajdarin përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen tënde nga jeta.
Humbëm një shok të mirë të shkollës, një njeri me vlera dhe një zyrtar policor të përkushtuar, i cili punoi me ndershmëri dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës së Kosovës. “Kontributi yt i palodhshëm për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar “, u shpreh ai.
Tutje Kastrati i ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari, kolegëve të Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
