Vivienne Jolie-Pitt heq dorë nga mbiemri i Brad Pitt, thellohet

0%

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne Jolie-Pitt, ka paraqitur kërkesë për të hequr mbiemrin e të atit, duke konfirmuar spekulimet se edhe ajo ka marrëdhënie të tensionuara me Brad Pitt. Ajo i është drejtuar Gjykatës së Lartë në Los Angeles për ta ndryshuar emrin nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie.

Emri Marcheline është një dedikim për gjyshen e saj nga nëna, Marcheline Bertrand, e cila ndërroi jetë në vitin 2007 pas një beteje me kancerin e vezoreve dhe gjirit. Vivienne dhe Angelina Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, Vivienne ka deklaruar se vendimin për ndryshimin e mbiemrit e ka marrë për arsye personale.

Një burim i afërt me çështjen tha për Page Six se kjo situatë pasqyron një shkëputje të plotë në marrëdhënien prind-fëmijë. Ndërkohë, Shiloh, Maddox, Zahara dhe Knox, gjithashtu kanë ndërmarrë hapa për të hequr mbiemrin e babait të tyre. Pax vazhdon të mbajë kontakte me familjen e Brad Pitt, megjithëse marrëdhëniet me aktorin mbeten të tensionuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ende nuk dihet nëse edhe ai do të kërkojë zyrtarisht heqjen e mbiemrit të të atit.

Burimi: Telegrafi