​Thaçi kërkoi lirim nga burgu dhe ofroi dorëzani 50 mijë euro,

0%

Zyra e Prokurorit të Specializuar kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim të përkohshëm të ish-presidentit të Kosovës nga burgu. Sipas kryeprokurores amerikane, Kimberly est, Thaçi duhet të mbetet në paraburgim.

“ Përparimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtij procesi gjyqësor, përfshirë afatin kohor për çdo mocion përfundimtar lidhur me provat, gjithashtu mbështet vazhdimin e paraburgimit të Thaçit ”. Gjithashtu prokurorja amerikane përmendi rrezikun për kryerjen e veprave të tjera penale dhe ndërhyrjen në procedura.

“ Konstatimet e vazhdueshme mbi ekzistencën e rreziqeve sipas nenit 41(6)(b) që i atribuohen Thaçit në këtë çështje mbeten të vlefshme. Ato janë bërë mbi bazën e një numri të madh faktorësh të arsyetuar dhe të individualizuar, dhe asnjë kusht i mundshëm për lirimin e tij nuk mund t’i zbusë ato në mënyrë të mjaftueshme ”, thuhet në kundërshtimin e Prokurorisë Speciale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot