Mot ekstrem në Kosovë: AME apelon për kujdes dhe gadishmëri të shtuar

0%

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka apeluar qytetarëve për kujdes dhe gadishmëri të shtuar për shkak të motit në vendin tonë.

“Mbështetur në paralajmërimin e hershëm të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe udhëzimeve nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjent (AME), sot priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta” , thuhet në njoftim.

Rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme: • Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive; • Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta; • Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike. • Pengesa në sistemet e telekomunikacionit. • Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. • Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Udhëzime sigurie për qytetarët: • Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme; • Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike; • Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji; • Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri.

Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit.

Gjithashtu AME ka publikuar edhe numrat për çdo rast emergjent në të cilët mund të thërrisni pa pagesë: • Qendra Operative Emergjente: 112 • Policia e Kosovës: 192 • Zjarrëfikësit: 193 • Ndihma e Shpejtë: 194 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com