Ekskluzive | Dyshohej se ishte i armatosur në lokalin “Woody”,

0%

Një 48-vjeçar ka përfunduar në Polici pasi u raportua se dyshohej se mbante me vete një mjet të rrezikshëm në një lokal në Gjakovë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Nikoll Ndrejajn (48-vjeç). Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur paraditen e 22 korrikut, rreth orës , në lokalin “Woody”, në rrugën “Ismail Qemajli”.

Pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zyrtarët e Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), të cilët e kanë shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor. Gjatë kontrollit, Policia i ka gjetur një thikë, ndërsa alkooltesti ka treguar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit me 2.28 promilë.

Burimet thonë se për shkak të gjendjes së dehur, intervistimi i tij do të kryhet nga hetuesit në një fazë të mëvonshme. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Nikoll Ndrejaj është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com