Tottenham pati një sezon të tmerrshëm vitin e kaluar. Vendi i tyre i 17-të i çoi në prag të kolapsit dhe argjentinasi Cristian Romero, sezoni i të cilit praktikisht mbaroi në mes të prillit me një dëmtim në gju, u akuzua pothuajse për tradhti të lartë nga disa tifozë. Ai u fajësua për shkuarjen në Argjentinë për trajtim.
Roberto De Zerbi, i cili u bë trajneri i ri i Tottenham në fund të marsit, u përpoq ta linte çështjen të qetë: “Ai gjithmonë ka treguar se dëshiron të qëndrojë me ne. Nuk jam budalla”. Gjithsesi, ai preferoie të kthehej në shtëpi për t’u rikuperuar për një Kupë Bote që nuk donte ta humbiste për asgjë në botë. Mision i kryer, pavarësisht zhgënjimit të tifozëve anglezë.
Ai luajti të gjithë Kupën e Botës dhe kaloi një muaj e gjysmë me Lautaro Martinez, që duket se i ka folur dhe e ka bindur të transferohet në Serie A, për të veshur pikërisht fanellën e Inter. Dihet që zikaltërit po kërkojnë një përforcim në mbrojtje.
Problemi i një mbrojtësi të krahut të djathtë i ka shtyrë zikaltërit të afrohen te Tottenham për Djed Spence, por në bisedime u përmend edhe Romero. Argjentinasi mund të bëhet fokusi kryesor i interesit të Inter. Nuk do të jetë e lehtë, vlerësimi i tij është rreth 50 milionë euro dhe paga e tij është e lartë.
Skuadra londineze mund të ndihmojë në këtë drejtim, duke qenë se kanë nënshkruar me Jan Paul van Hecke dhe Marcos Senesi në mbrojtje. Do të duhet të gjendet formula e duhur, ndoshta një huazim me të drejtë blerje, ndaj marrëveshja duket afër.
