Mungojnë Veliaj dhe avokati, shtyhet seanca ndaj kryebashkiakut të

0%

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk u zhvillua rregulloisht këtë të martë dhe u shty për datën 15 shtator, për shkak se mungonin vetë Veliaj, avokati i tij, Plarent Ndreca dhe bashkëshortja e Veliajt, Ajoa Xoxa.

Avokati Ndreca kishte depozituar kërkesë për shtyrje të seancës me arsyetimin se në të njëjtën orë kishte një çështje tjetër, këtë herë civile, ku mbronte interesat e Arbjan Maznikut, raporton A2 CNN.

Ndërsa avokati i Xoxës deklaroi se e pandehura nuk e ka të mundur të jetë e pranishme në seancë, pasi sipas vlerësimit të mjekut tek i cili ka bërë konsultë pas lindjes, rezulton të jetë në të njëjtën gjendje. Të pranishëm në seancë ishin prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado, të cilët kundërshtuan pretendimet e mbrojtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pengesë për zhvillimin e seancës po bëhet mbrojtja e Veliajt. Duhet që gjykata të caktojë edhe një mbrojtës kryesisht, të vendosë gjobë sipas vlerësimit të gjykatës dhe të pezullohen afatet e paraburgimit. Për raportin mjekësor, gjykata e ka dhënë përgjigjen.

Nuk bëhet fjalë për pamundësi të marrë pjesë në proces gjyqësor, nuk e pengon operacioni të marrë pjesë në proces gjyqësor”, deklaruan prokurorët. Pasi u tërhoq për vendimin, Gjykata vendosi se raporti mjekësor i paraqitur nga Xoxa nuk tregon pamundësinë për të marrë pjesë në seancë.

Megjithatë, duke parë mungesën e Veliajt dhe avokatit të tij, Gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe ta shtyjë për në 15 shtator, në orën . Gjykata gjithashtu vendosi të gjobisë avokatin e Veliajt, Plarent Ndreca, me 50 mijë lekë (rreth 500 euro) si dhe caktoi krahas tij avokaten Valentina Toedoresku.

Burimi: Telegrafi