Lucy Hale njofton ndarjen nga jeta të babait të saj me një mesazh

0%

Lucy Hale ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj, Preston Hale, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 68-vjeçare. Aktorja e njohur e serialit “Pretty Little Liars” e bëri të ditur lajmin përmes një videoje dhe një mesazhi prekës të publikuar në Instagram.

Në dedikimin e saj, Hale e përshkroi të atin si një njeri të sjellshëm, me humor dhe plot dashuri për familjen, shkruan DailyMail. Ajo tregoi se ai e donte pa kushte atë dhe motrën e saj, ndërsa kujtoi me emocion se biseda dhe takimi i tyre i fundit ishin momente që do t’i mbeten përgjithmonë në zemër. “Ti je një legjendë, babi.

Faleminderit për mësimet, kujtimet, dashurinë pa kushte dhe që ishe pikërisht babai që më duhej në këtë jetë. Do të të dua në këtë jetë dhe në të gjitha të tjerat”, shkroi aktorja në fund të mesazhit të saj. Sipas nekrologjisë, Preston Hale kishte punuar për 37 vite në sektorin e bujqësisë dhe korporatave, ndërsa la pas bashkëshorten Stacy, fëmijët dhe nipërit e mbesat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas publikimit të lajmit, Lucy Hale mori qindra mesazhe ngushëllimi nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj të industrisë së filmit.

Burimi: Telegrafi