Kapela shumë e diskutuar e Ferran Torresit në festën e Spanjës

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Spanjës në futboll të hënën festoi triumfin në Kupën e Botës. Futbollistët dhe stafi i Spanjës parakaluan para gati 2 milionë njerëzve nëpër rrugët e Madridit. 26 lojtarët dhe stafi i trajnerëve u takuan me familjen mbretërore e më pas me kryeministrin Pedro Sanchez përpara parakalimit tradicional.

Lojtarët parakaluan në rrugët e Madridit me një autobus të hapur, ndërsa në sy ka rënë kapela e kuqe e Ferran Torresit. “Ajo mbante sloganin ‘bëjeni Spanjën përsëri të madhe”, një kopje e fjalimit që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e përdori në fushatën e tij të parë ‘bëjeni Amerikën përsëri të madhe’”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Trump ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së trofeut të Kupës së Botës për Spanjën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha