Shpërndaje në: Drilon Hazrollaj ishte afër kalimit te Tirana nga Rapid Bukureshti. Por kalimi i tij nga futbolli rumun te klubi tiranas dështoi, shkruan “Pro Sport” të martën. “Burime të ‘Pro Sport’ mësuan se drejtuesit e klubit të Bukureshtit u pajtuan me huazimin njëvjeçar, por shqiptarët nuk kishin mundësi të mbulonin pagën e lojtarit, gati 9 mijë euro në muaj.
Futbollisti e refuzoi ofertën. Një tjetër ‘zgjidhje’ ishte që Tirana ta blinte lojtarit, gjithashtu për 900 mijë euro, por oferta ishte e ulët për rumunët”, shkruan mediumi rumun. Hazrollaj iu bashkua për gati një milion euro ekipit rumun nga Malisheva vitin e kaluar. Por luajti shumë pak shkaku i lëndimit.
