“Humbi rrugën dhe pastaj…”/ Zbulohen detaje nga aksidenti i tre

0%

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti fatal që i mori jetën tre shqiptarëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Viktimë kanë ngelur Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, të kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Siç shprehet Fatmir Beqirit, i afërmi i viktimave, në një intervistë për një media në Kosovë, Ejup Tërnava që e drejtonte automjetin në ato momente, së bashku me bashkëshorten kishin shkuar për ta marrë motrën e tij në aeroportin e Shkupit, kur papritmas ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën në vend.

“Kontakti i fundit ka qenë nëpërmjet kamerave të shtetit maqedonas rreth orës , pastaj ata kanë humbur gjurmët. Ejupi si shofer e ka humbur rrugën, ka hyrë në një rrugë qorre dhe prej aty pastaj…ajo që ka ndodhur”, tha i afërmi i viktimave. Më tej, ai pretendon se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë mungesa e sinjalistikës rrugore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Asnjë sinjalistikë nuk ka ekzistu në vendin e ngjarjes. Unë jam prej të parëve që kam shkuar personalisht atje mbrëmë dhe s’kam parë asnjë shenjë”, është shrpehur Beqiri. Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit.

Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyre. Gjatë kërkimeve, automjeti me të cilin po udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u lokalizua i fundosur në lumin Lepenc.

Mediat maqedonase raportojnë se pas nxjerrjes së automjetit nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave

Burimi: Bota Sot