Shtyhet afati për aplikim për subvencionet në bujqësi

0%

Fermerët do të kenë edhe 10 ditë shtesë për të aplikuar për subvencionet për vitin 2026. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), Behar Thaçi, i cili u ka bërë thirrje fermerëve që ende nuk kanë dorëzuar aplikimet të shfrytëzojnë afatin e ri.

Sipas njoftimit, shtyrja e afatit synon t’u japë mundësi të gjithë fermerëve që të përfundojnë procedurat e aplikimit për përfitimin e subvencioneve. Thaçi ka ftuar të gjithë të interesuarit që të paraqiten brenda afatit shtesë dhe të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

“Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural u bën thirrje të gjithë fermerëve që ende nuk kanë aplikuar, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të përfundojnë aplikimin brenda afatit të zgjatur”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi