Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës. Sinjali mëson se viktima është Bekim Ugzmaili 52-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës e që si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
