Duka uron Presidentin e Federatës Spanjolle, Rafael Louzan, për

0%

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzán, pas suksesit historik të Spanjës, që u shpall kampione e Kupës së Botës 2026.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerëson paraqitjen e jashtëzakonshme të përfaqësueses spanjolle gjatë gjithë turneut, duke theksuar se ky triumf ishte plotësisht i merituar dhe një dëshmi e cilësisë, punës dhe vizionit të futbollit spanjoll. “Urime për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2026! Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe një triumf plotësisht i merituar.

Spanja tregoi futbollin më të mirë gjatë gjithë turneut dhe fitoi me meritë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror”, – shprehet Presidenti Duka në mesazhin e tij Në vijim, Presidenti i FSHF-së i uron Federatës Spanjolle suksese të mëtejshme, duke vlerësuar punën e bërë në zhvillimin e futbollit dhe rezultatet e arritura në arenën ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ju uroj juve, ekipit kombëtar dhe gjithë futbollit spanjoll suksese të mëtejshme në vitet që vijnë”, – përfundon mesazhi i Presidentit Duka.

Burimi: Bota Sot