Vazhdon gjykimi për rastin “ABI Çarshia”, administrohen provat

0%

Në Gjykatën e Prizrenit të martën, më , ka vazhduar gjykimi ndaj Islam Thaqit, Jetmire Vrenezit, Egzona Morina-Thaqit, Arian Tarakut, Isë Bislimajt dhe Shqipron Krasniqit, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin “ABI Çarshia”.

Kujtojmë se Gjykata e Prizrenit më kishte shpallur fajtorë ish-deputeten e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezin, dhe ish-kryeinspektorin Islam Thaçi, duke i dënuar secilin me nga tre vjet burgim dhe nga 2 mijë euro gjobë. Ndërkaq, Egzona Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi ishin liruar nga akuza për korrupsion.

Megjithatë, pas ankesave të palëve, Gjykata e Apelit, më , e kishte prishur këtë aktgjykim dhe çështjen e kishte kthyer në rigjykim. Me propozim të prokurorit Mejdi Sefa Gjykata aprovoi leximin e deklaratave të ekspertit të ndërtimtarisë, Liman Mustafa, të dhëna në seancat e 7 qershorit 2021 dhe 10 tetorit 2023, duke vlerësuar se i njëjti ishte dëgjuar tashmë dy herë gjatë këtij procesi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, Gjykata vendosi që deklarata e dëshmitarit Rexhep Gashi të konsiderohet e lexuar, ndërsa aprovoi propozimin që në seancën e datës të dëgjohet dëshmitari Fatmir Memaj.

Gjatë seancës u administruan provat materiale, duke përfshirë vendime të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, aktvendime e procesverbale të Inspektoratit Komunal, ekspertizën e ndërtimtarisë, foto-dokumentacionin e objektit pas rrënimit.

Avokati i autorizuar i të akuzuarit Thaqi, Miftar Qelaj, paraqiti vërejtje për një pjesë të provave të administruara, duke bërë të ditur se argumentet e tij do t’i paraqesë në fjalën përfundimtare.

Tutje, trupi gjykues gjithashtu aprovoi edhe propozimin e përfaqësuesit të autorizuar, Liman Mustafa, të palës së dëmtuar Irfan Fusha, për administrimin e provave që ishin propozuar dhe lexuar në seancën e 18 janarit 2022, ndërsa me kërkesë të avokatit Blerim Mazreku u administruan edhe provat e propozuara nga mbrojtja në parashtresën e dorëzuar më .

Tutje, avokati Mazreku argumentoi se këto prova dëshmojnë se organet komunale kishin ndërmarrë vazhdimisht veprime ligjore ndaj investitorit dhe se nuk ekziston keqpërdorim i detyrës zyrtare, pretendim që u kundërshtua nga Prokuroria dhe pala e dëmtuar.

Po ashtu, gjykata aprovoi kërkesën e avokatit të të akuzuarës Egzona Morina-Thaqi, Valdet Hoxha, për administrimin e komunikimeve elektronike ndërmjet saj dhe Zyrës Ligjore të Komunës së Prizrenit, të datave 9 prill dhe . Vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor është caktuar për më , kur edhe pritet të dëgjohet dëshmitari Fatmir Memaj.

Sipas Prokurorisë, Islam Thaçi në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Vrenezi dhe Egzona Morina-Thaqi inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipron Krasniqi përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë mundësuar kundërligjshëm realizmin e rrënimit të aneks-objektit “Abi Çarshia” në Prizren.

Aktakuza më tej sqaron se rrënimi kishte ndodhur duke e pasur të ditur faktin se i dëmtuari Irfan Fusha veçse e kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim të aneksit.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Udhëzimin Administrativ nr.06/19, Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr.

A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “ABI Çarshia” me rrënimin e aneksit në fjalë konsiderohet 69 mijë e 729 euro. Me këto veprime, të akuzuarit e lartcekur ngarkohen se kanë kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Burimi: Kallxo