Shpërndaje në: Agon Sinanaj, redaktor në “Buletini Ekonomik” vlerëson se ka mungesë të thellë të transparencës për sektorin e energjisë. Sinanaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se këtë mungesë transparence e kanë shfrytëzuar grupet e interesit brenda sektorit. “Çfarë kam vërejtur në përgjithësi, ekziston mungesë e thellë e transparencës për sektorin e energjisë.
Unë kam thënë edhe më herët, çështja e tarifave të energjisë përveç si çështje e teknikaliteteve e përcaktimeve që i ka metodologjia e ZRRE-së, është edhe çështje e transparencës…Kjo situatë, mungesa e transparencës është shfrytëzuar maksimalisht nga grupet e interesit brenda sektorit.
Shpesh kanë pasur ndikim edhe te çmimi i tarifave apo rritja e tarifave të energjisë elektrike”, tha Sinanaj. Sinanaj thotë se konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë po paguajnë edhe për dështimin e institucioneve mbikëqyrëse.
