Dita e 52-të e rezistencës popullore ka sjellë një tjetër larmi parullash dhe pankartash të qytetarëve në sheshin kryesor të Tiranës. Të mbledhur masivisht si çdo ditë, ku kërkojnë pa u dorëzuar dorëheqjen e qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër politike, ata nuk i kanë kursyer thirrjet për ndryshim dhe Shqipëri të Re.
Nën moton “Ju erdhi fundi”, qytetarët thirrën për revolucion, ndërsa mbanin në duar pankartat dygjuhëshe. Pankarta nga protesta Mes parullave spikasnin: “Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë!” “Të ndryshohet Kodi Zgjedhor, të hapen listat 100%” “52 ditë rezistencë, më të fortë çdo ditë” “Demokraci tani” “Për resortet ligje me porosi, për qytetarët lista të mbyllura!
Boll!” “Shqipëria meriton më shumë” Pankarta nga protesta Gjatë këtyre ditëve ata kanë kërkuar në mënyrë të panegociueshme rrëzimin e ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike, dënimin e korrupsionit, marrjen e masave dhe një klasë të re politike.
