Ka nisur grumbullimi i qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pritet të zhvillohet protesta e 52-të radhazi kundër qeverisë. Protestuesit po mblidhen në shesh me pankarta dhe flamuj, ndërsa dëgjohen edhe thirrjet “Rama jep dorëheqjen”.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se protesta do të vazhdojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët synojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në orët në vijim pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet, ndërsa protesta do të zhvillohet para godinës së Kryeministrisë në qendër të Tiranës.
