Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë protestat më të mëdha ne Historinë e Shqipërisë si një Lëvizje gjithkombëtare për Triumfin e Kombit, të këtyre protestave që po i japin hov zhvillimit dhe progresit patriotik e demokratik të Shqipërisë si dhe emancipimit për një politikës të re kundër establishmentit dhe elitës së vjetër politike e mediatike të regjimit të korrupsionit, hajnisë e tradhëtisë Ajo që cudit është fakti që e kontatojnë dhe e thonë protestuesit në këto protesta, është ajo se ata falenderojnë kryesisht dhe vetëm TV NEWS 24 ,i cili është i vetmi televizion që ka pasqyruar në ekranin e publikut dhe për publikun këto protesta rinore e qytetare që ditën parë të tyre.
Pa TV NEWS 24 këto protesta të kësaj Lëvizje për Trumfin e kombëtarizmit dhe patriotizmit , këto protesta do ishin në terr informativ sepse mediat e tjera rrinë jo vetëm ‘indifente’, por madje edhe mundësojnë që në emisionet e tyre të ftojnë individë që shprehen, intrigojnë dhe hipokrizojnë kundër këtyre protestave dhe që nuk janë aspak në rolin fisnik që mediat duhet të luajnë, atë të pushtetit opozitar dhe të mbrojtjes së shqetësimeve dhe prokopimeve të shoqërisë shqiptare.Ato janë si pushteti i korrupsionit, pra nuk janë në anën e duhur të historisë dhe të interesit kombëtar, por media mercenare të parësë e të pushtetit, prandaj edhe zëri i protestës shpesh edhe dëgjohet e bën thirrje, bojkotoni mediat!
Tashmë protestat patriotike të rinisë shqiptare dhe kauzat madhore që ajo i shtron si zgjidhje, këto protesta tashmë kanë hyrë në Histori dhe shënojnë Epokë, nisur nga fakti i mbështetjes së jashtëzakonshme të tyre nga e gjithë rinia shqiptare, studentore dhe elita qytetare, por që ditën e parë të tyre këto protesta janë mbështetur fuqishëm edhe nga diaspora patriotike shqiptare në perendim , protesta të cilat pasqyrohen edhe nga mediat ndërkombëtare duke u dhënë atyre dimension jo vetëm gjithkombëtar por edhe ndërkombëtar, edhe si një leksion qytetarie e modeli paqësor.
Këto protesta po bëjnë zgjimin dhe ndërgjegjsimin për domosdoshmërinë e zgjidhjes së cështjes kombëtare shqiptare ,Triumfin e Kombit ,Bashkimin Kombëtar.
Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë këtij qyteti tashmë mund t’i vihet emri edhe si qyteti i rezistencës dhe i protestave rinore për luftën kundër korrupsionit, krimit ,tradhëtisë së politikës; protestave të cilat do i bëjnë detyrimisht politikës shqiptare Veting-un , ndarjen e Shqipërisë nga politika e vjetër, nga ajo komuniste dhe nga e kaluara e tranzicionit të regjimit të korrupsionit të këtyre 35 viteve.
Këto protesta po sjellin kthimin e besimit dhe të shpresës te shqiptarët se Shqipëria bëhet, protesta të cilat do ndalin largimin e shqiptarëve nga atdheu dhe do mundësojnë e frymëzojnë kthimin e shqiptarëve në tokën, atdheun dhe në shtetin e tyre, prandaj kudo në Europë protestojnë diaspora kundër regjimit politik ,kundër politikës së vjetër , kundër krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe kundër politikës aktuale të këtij tranzicioni në Shqipëri dhe kunder pazareve të saj me trojet shqiptare.
Urojmë që këto protesta të mos ndalen deri në realizimin e kauzave dhe të misionit historik të nisur prej kësaj rinie e qytetarie patriotike.
