Brukseli më afër, PD e mban larg/ Bejko: PD e tradhton elektoratin.

0%

Brukseli duket afër, por Tirana mbetet larg. Qeveria shtyn para për Europën dhe drejtësinë, opozita u rikthye për të penguar e bllokuar si integrimin edhe SPAK. Ish anëtari demokrat, Roland Bejko tha se PD u kthye në Kuvend, edhe pse kishte deklaruar se do vijonte bojkotin derisa qeveria të përmbushte kërkesat e protestës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se PD e ka tradhtuar disa herë elektoratin. Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se kreu i PD, Sali Berisha është kritikuar brenda partisë për bojkotin në parlament. Roland Bejko: Pse u kthye PD në parlament? Kishte deklaruar se do e bojkotonte derisa parlamenti të miratonte kërkesat e protestës.

Nuk është hera e parë që PD thyen premtimin që bën para elektoratit, por pse e bëri këtë gjë? Kjo të lë të dyshosh për pazare në të ardhmen. PD është kthyer në sipërmarrje fitimprurëse për kryetarin e saj. PD u kthye për të bërë retorikë politike. Ky është autogol elektoral për PD. Pazaret me qeverinë këtu janë evidente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Artur Nura: Këtu kemi një strategji të çuditshme të atyre që e drejtojnë PD. Berisha tentoi të merrte protestën, u tha njerëzve shkoni në protestë. Kjo tregoi edhe përplasjet që i ndryshoi filozofinë protestës. shtë interpretim. Njerëzit e Berishës e konvertuan të dhunshme, përplasje me policinë. Berisha e kuptoi që nuk funksionoi kjo gjë. Nuk është fare i qartë.

Berisha po shkon drejt zbythjes. Brenda organeve të partisë është kritikuar bojkoti.

Burimi: Bota Sot