​57 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

0%

Sot shënohen 57 vjet nga një prej arritjeve më të mëdha në historinë e njerëzimit – zbritja e parë e njeriut në Hënë. Ishte një kohë kur ende kishte ëndrra ku (pothuajse) çdo gjë dukej e mundur, shkruante dikur gazeta gjermane Rheinpfalz në një artikull kushtuar zbritjes së parë të njeriut në Hënë.

“Besimi në përparimin teknologjik ishte pothuajse i patundur në vitet ‘60 të shekullit të kaluar. Por, një ëndërr u bë e vërtetë kur Neil Armstrong vendosi këmbë në sipërfaqen e Hënës më .” “Ky ishte më shumë se kulmi i përpjekjeve të pabesueshme të inxhinierëve dhe shkencëtarëve, që u arrit me një teknologji që sot duket e vjetërsuar.” Njerëzimi në fakt dukej i aftë për të kapërcyer barrierat e hapësirës dhe kohës.

Misioni Apollo 11 është shndërruar sot në simbolin e një epoke të re të eksplorimit të hapësirës, ku protagonistë të rinj po sfidojnë njëri-tjetrin në një garë që synon kthimin në Hënë si pjesë të misioneve të rregullta, duke e shndërruar satelitin natyror të Tokës në një bazë kërkimore dhe pikënisje për misionet drejt Marsit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Misioni Apollo 11 u nis më nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, me astronautët Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins në bord. Katër ditë më vonë, moduli hënor Eagle u ul në rajonin e njohur si Deti i Qetësisë (Mare Tranquillitatis).

Neil Armstrong u bë njeriu i parë që eci në Hënë, duke shqiptuar fjalët e famshme: “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një kërcim gjigant për njerëzimin.” Rreth 20 minuta më vonë, atij iu bashkua edhe Buzz Aldrin, ndërsa Michael Collins mbeti në orbitën hënore në modulin e komandës Columbia.

Dy astronautët kaluan rreth dy orë e gjysmë në sipërfaqen e Hënës, ku vendosën instrumente shkencore, mblodhën rreth 22 kilogramë mostra shkëmbinjsh dhe dheu hënor, si dhe ngritën flamurin amerikan. Misioni përfundoi me sukses më , kur ekuipazhi u kthye i sigurt në Tokë, duke u ulur në Oqeanin Paqësor.

Edhe pas më shumë se pesë dekadash, zbritja e parë në Hënë mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shkencës dhe teknologjisë, ndërsa programet e reja hapësinore, si Artemis i NASA-s, synojnë rikthimin e astronautëve në Hënë dhe krijimin e një pranie të qëndrueshme njerëzore në sipërfaqen e saj, si hap drejt eksplorimit të Marsit.

Burimi: Bota Sot