Shpërndaje në: Finalja e së dielës mes Spanjës dhe Argjentinës e shënoi fundin e Kupës më të madhe të Botës në historinë të kësaj gare. Për afro gjashtë javë në tri shtete të ndryshme u zhvilluan plot 104 ndeshje. Turneu më i madh dhuroi dramë në fushë, zhgënjime, rikthime dramatike, gola spektakolar dhe paraqitje të shkëlqyera në skenën e yjeve të lojës.
Po ashtu ofroi edhe momente kontroverse, nga tensionet politike që përfshinë pjesëmarrjen e Iranit, e deri te kritikat për pushimin e freskimit, që nuk ishte shumë i njohur te tifozët. Spanja e fitoi Botërorin, duke mposhtur Argjentinën 1:0, me golin e Ferran Torresit në vazhdime.
Më shumë përfaqësuese, më shumë dramë Formati i zgjeruar me 48 përfaqësuese ngriti shqetësime për ndeshje të pabarabarta dhe jo atraktive në fazën grupore. Edhe Botërori 2026 2 j. më parë Matanoviq: Kam ndier një kontakt të lehtë të topit me flokë Por si t’iu thuhet kjo Kepit të Gjelbër, Kongos dhe Kurasaot, që bënë histori dhe fituan tifozë të rinj.
Kepi i Gjelbër e ndali në barazim Spanjën në ndeshjen hapëse, avancoi në mesin e 32 përfaqësueseve më të mira dhe e frikësoi Argjentinën para se të mposhtej 3:2 në vazhdime, në një klasike të Kupës së Botës. Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, u bë yll në moshën 40-vjeçare, ndërsa siguroi miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Kongoja e kaloi fazën grupore dhe e sfidoi Anglinë para se të eliminohej, ndërsa Kurasao ishte ende me shans për të avancuar nga faza grupore në ndeshjen e fundit. FIFA e hapi derën për më shumë përfaqësuese dhe ato treguan se mund të luajnë futboll në skenën më të madhe.
Por, ishin shtetet më të forta në renditje, Argjentina, Spanja, Franca dhe Anglia – të gjitha ish-kampione– që e plotësuan katërshen më të mirë në fund. Yjet dolën në pah Lionel Messi, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Harry Kane dhe Jude Bellingham, të gjithë shkëlqyen në skenën më të madhe. Mbappe e mbylli kampionatin me 10 gola dhe me 22 gola gjithsej në Kampionate Botëorore.
Cristiano Ronaldo nuk arriti që ta udhëheqë Portugalinë drejt suksesit në atë që u tha se është Kupa e Botës e fundit për të, ndërsa tinejxheri sensacion i Spanjës, Lamine Yamal, ylli i Evropianit para dy vjetësh, u desh të punonte shumë përgjatë turneut për ta kaluar lëndimin, e për të luajtur në finale.
Teknologji dhe ankesa të mëdha Përsëritjet e videove, e njohur si VAR, ishte në qendër të një numri të kontestueshëm vendimesh, duke ua mohuar golat Gjermanisë, Kroacisë dhe Egjiptit. Përzgjedhësi i Egjiptit, Houssam Hassan, dha kritika të mëdha pasi Argjentina shkëlqeu në rikthimin 3:2, ndonëse ishte duke humbur 2:0 në raundin me 16 përfaqësueset më të mira.
“Kemi përjetuar padrejtësi”, ka thënë Hassan pasi Egjiptit iu anulua një gol kur rezultati ishte ende 1:0. I mbushur me sensorë, topi me teknologji të lartë i përdorur në turne i kushtoi Kroacisë që barazoi rezultatin në fundin e ndeshjes ndaj Portugalisë, pasi detektoi prekjen më të lehtë nga Igor Matanoviq. Kjo bëri që gjyqtari të anuloi për pozitë jashtë loje golin e Joshko Gvardiolit.
“Të gjitha këto vendime ia zbehin kënaqësinë futbollit”, ka thënë trajneri kroat, Zlatko Daliq, që u largua nga posti i përzgjedhësit. Çmime shumë të larta, por tifozët sërish u shfaqën Ka pasur shqetësime para fillimit të turneut se çmimet e biletave do të ishin të papërballueshme për tifozët. Disa kritikë akuzuan FIFA-n për “tradhti monumentale”.
Çmimet e biletave zyrtare në shkallë të përgjithshme silleshin nga 122 euro deri në 2390 euro, dhe deri në 7587 euro për finale, shumë më të shtrenjta sesa ishin në Botërorin paraprak në Katar në vitin 2022. Pas kritikave, FIFA tha se do të ofrojë bileta të 52 eurove në secilën ndeshje të 48 përfaqësueseve pjesëmarrëse.
Tregu i rishitjes i FIFA-s i lejoi tifozët të listonin bileta për çmim shumë më të lartë se ai normal, përfshirë edhe ato të finales për 2 milionë euro. FIFA nuk i kontrollonte çmimet e rishitjes, por ka marrë një pjesë të parave prej shitjes së tyre. Edhe Botërori 2026 4 j. më parë 100 golat më të shpejtë, a ka të bëjë me topin apo shpërthimin e sulmuesve?
Pavarësisht gjitha kritikave, tifozët u shfaqën në numër të madh, edhe për ndeshjet ku nuk kishte lojtarë apo përfaqësuese të shquara. Pas startit jo të fuqishëm ku shumë ulëse ishin të zbrazëta për ndeshjet Koreja e Jugut – Çekia në Guadalajara, stadium pas stadiumi u raportuan si plotësisht të mbushur. Shumë vizitorë të huaj janë impresionuar nga pritja që e kanë përjetuar në SHBA.
Pushimi për freskim krijoi ndjenjë të pakëndshme Pushimi i ri për freskim i FIFA-s në mesin e secilës pjesë – risi për këtë Kupë të Botës – ka bërë tifozët të bënin thirrje të mëdha brenda stadiumit, ndërsa ish-lojtarë ishin kritik po ashtu. “Jemi në Amerikë, apo jo? Kështu, është normale për një pushim”, ka thënë ish-futbollisti i Irlandës, Roy Keane.
Pushimet u shfaqën për t’i ndihmuar lojtarët t’i përballonin temperaturat e larta, por FIFA e përcaktoi që ato të bëhen në çdo rast, varësisht prej motit, stadiumit apo lokacionit. Përzgjedhësit i kanë përdorur këto pushime për t’u dhënë lojtarëve këshilla taktike.
Ende nuk është e qartë nëse FIFA do ta zbatojë pushimin për freskim në Botërorët e ardhshëm, por Federata e Futbollit e Anglisë ka thënë se kjo nuk pritet të ndodh për Kampionati Evropian 2028, që organizohet nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda. Irani mori pjesë pavarësisht luftës Nuk është e pazakontë që politika dhe sporti të përfshihen në Kupë të Botës.
Kjo është koha që tensionet më të mëdha politike e kanë përfshirë përfaqësuesen e Iranit. Lufta në Lindjen e Mesme ka ngritur dyshime nëse ekipi iranian do të shfaqej në turne. U shfaq, por vetëm pasi e lëvizi kampin bazë nga Arizona në Meksikë. Paraqitja e Iranit mbeti në hije pas problemeve me viza, përkatësisht refuzimit të vizave nga SHBA-ja për disa anëtarë të delegacionit të Iranit.
Iranianët u ankuan edhe për pengesat në udhëtim, përfshirë atë që duhej ta lironin SHBA-në menjëherë pas çdo ndeshjeje. Kur Irani u eliminua nga faza grupore, Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, e bëri të qartë atë që e ndiente. “Jam i lumtur që ata e përfunduan garën dhe nuk do të kthehen më”, ka thënë ai.
Roli i Trumpit në fokus Edhe Botërori 2026 2 j. më parë Vazhdimi i parë mbyllet pa gola Përderisa pengesat nga administrata Trump ndaluan disa tifozë të udhëtonin drejt SHBA-së, nuk ka pasur raportime të zbatimit agresiv të rregullave të imigracionit, për të cilat disa grupe të të drejtave të njeriut kishin frikë se mund të ndodhnin përreth stadiumeve të Kupës së Botës.
Përveç finales, Trumpi nuk mori pjesë në asnjë ndeshje të Kupës së Botës. Megjithatë, marrëdhënia e tij me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, u vu në qendër të vëmendjes kur sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogunit, iu hoq suspendimi për ndeshjen në 1/8 e finales të Kupës së Botës ndaj Belgjikës.
Trumpi e ka thirrur Infantinon që ta rishqyrtojë vendimin, para se FIFA ta lejonte Balogunin të luajë. FIFA insistoi se trupat disiplinore të saj veprojnë në liri, por incidenti ka ngritur pyetje për ndikim politik. Në fund, vendimi nuk e ndihmoi SHBA-në, pasi humbi 4:1 nga Belgjika.
