Opozita në Shqipëri kërkon shpalljen non-grata të ministres serbe,

0%

Shpërndaje në: Deklaratat e ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik të Kosovës kanë nxitur reagime dhe përplasje politike në Tiranë.

Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, opozita kërkoi reagim zyrtar dhe masa konkrete ndaj zyrtares serbe, ndërsa pushteti tha se deklarata është dënuar tashmë përmes një reagimi të ministrit të jashtëm, Ferit Hoxha Ilirjana Thaqi Punimet e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, të hënën, u shoqëruan me debate dhe tensione, pasi anëtarët nga opozita kërkuan reagim zyrtar ndaj deklaratave të ministres së Serbisë, Snezhana Paunoviq.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tha se Shqipëria duhet të mbrojë Kosovën dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vokshi propozoi për miratim një draft-deklaratë me 9 pika, ku ndër të tjera parashihet shpallja e ministres Paunoviq “person non-grata” në Shqipëri, ashtu siç ka bërë Kosova pas deklaratës së saj se, “Po të ishte në vend Millosheviqit do të spastronte Kosovën etnikisht”.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 15 min. më parë KPK-ja refuzon kthimin në sistem të prokurorëve serbë në veri të dorëhequr më 2022 Vokshi kërkoi edhe miratimin e projekt-rezolutës për dënimin e gjenocidit në Kosovë, dokument që tash e disa vite është në sirtarët e Kuvendit të Shqipërisë.

“Komisioni i kërkon Kuvendit miratimin e projektrezolutës së propozuar nga Partia Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, si shprehje e unitetit përtej ndarjeve politike në mbrojtje të kujtesës kombëtare”, tha Vokshi. Propozimet e opozitës nuk morën miratimin e shumicës në Komision, e që janë nga partia në pushtet, ajo Socialiste e kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tha se qëndrimi i tij për këtë çështje është i njëjtë me atë të kryeministrit dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. “Kryeministri ka mbajtur një qëndrim për frazën e tmerrshme të një individi që qenka edhe ministre në qeverinë e Serbisë.

Po ashtu edhe ministri i Jashtëm ka mbajtur qëndrim dhe mazhoranca ka qenë e qartë për të dënuar një individ që përfaqëson një të shkuar millosheviqiane”, tha Hasani.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 19 min. më parë Dështon seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave Deklarata e Paunoviqit është dënuar nga ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndërkohë kryeministri Rama pas disa ditësh presioni për ta bërë të njëjtën gjë, përmes një postimi tha se këtë tashmë e ka bërë ministri dhe se ai nuk reagon, siç tha, sa herë flet ndonjë çyryk nga Beogradi.

Deklarata e Paunoviqit, pos në Kosovë e Shqipëri, nxiti reagime edhe në Beograd e Bruksel, nga ku disa zyrtarë kanë bërë thirrje për shkarkimin e saj, gjë që nuk ka ndodhur ende.

Burimi: Koha