Moderatorja e njohur, 45 vjeçe, Holly Willoughby konfirmoi javën e kaluar se emisioni i saj i ri i stilit të jetesës, me titull Together, do të nisë transmetimin në fund të këtij muaji, ndërsa prezantoi edhe logon e tij rozë. Të hënën, Holly u shfaq elegante si gjithmonë, e veshur me një kostum blu të përbërë nga xhaketë dhe pantallona, gjatë eventit luksoz të mëngjesit.
Ajo e kompletoi pamjen me sandale të zeza me rripa, një çantë të së njëjtës ngjyrë dhe syze dielli, duke buzëqeshur para se të hynte në ambientet e aktivitetit, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.
Holly Willoughby Mail on Sunday zbuloi që në janar se Holly, e cila ka një karrierë gati 25-vjeçare në televizion dhe thuhet se përfitonte rreth 730 mijë paund në vit nga ITV, ishte duke punuar për një projekt të ri dixhital. Holly Willoughby Together do të nisë më 28 korrik dhe do të transmetohet dy herë në javë.
Emisioni do të ndahet në pesë rubrika: Talk Together, Cook Together, Look Good Together, Better Together dhe Hang Out Together. Holly Willoughby
