Prokuroria e Pejës jep detaje për helmimin e disa personave pas

0%

Gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Sferkë janë helmuar disa protestues. Lidhur me këtë nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë dhënë më shumë detaje. Shkodran Nikçi-zëdhënës në Prokurorinë Themelore në Pejë ka thënë se deri në këto momente një person është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor ndërsa personat e tjerë tretmanin mjekësor e kanë marrë në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes janë disa persona të cilët janë duke protestuar. Si pasojë e situatës së krijuar në vend të ngjarjes janë Polica e Kosovës dhe ekipet emergjente. Gjithashtu edhe zjarrëfikësit. Deri në këto momente një person është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse në vendin e ngjarjes janë trajtuar nga ekipet mjekësore disa persona’’.

Po ashtu është bërë e ditur se Prokurori i shtetit ka kërkuar që të shtohen masat e ekipeve te zjarrfikësve në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin, shkruan Insajderi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Njëkohësisht javën e kaluar kur ka kapluar zjarri ketë deponi te mbeturinave, përveç Policisë se Kosovës, prokurori i shtetit ka autorizuar edhe ekspertin e zjarreve për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të deponuar në Prokurori raport lidhur me të gjeturat.

Eventualisht nëse është nga faktori njeri, do të ndërmerren te gjitha veprimet e nevojshme për arrestuar personin apo personat përgjegjës’’ , ka shtuar ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com