Republika Federale e Gjermanisë që nga viti 1999 ka investuar në Kosovë mbi 660 milionë euro në projekte të tilla si zhvillimi i strukturave demokratike, zhvillimi ekonomik, si dhe furnizimi me energji.
Që nga viti 2024, atëherë kur Ministre e Punëve të Jashtme të Gjermanisë (2021–2025) ishte Annalena Baerbock (Aleanca 90/Të Gjelbërit), Gjermania e ka mbështetur „tranzicionin e gjelbër“ të Kosovës dhe zgjerimin e energjive të rinovueshme!
Gjithashtu, që nga viti 1999, Forcat e Armatosura Gjermane (FAGJ – Bundeswehr), si pjesë e misionit për ruajtjen e paqes të udhëhequr nga NATO dhe KFOR-i në shtetin tonë, Kosovë-Dardani, aktualisht (danke dafür) ende kanë rreth 300 ushtarë!
Shqiptarët të falënderojnë shumë, Gjermani, dhe Zoti të bekoftë ty dhe vendlindjen time, Kosovën tonë Dardani 🦅 Mirëpo, sikurse është jeta, në çdo skaj të botës, edhe në Gjermani, jo gjithçka shkon perfekt?! Ja se pse.
Ishte shkurti i këtij viti, 2026, kur unë, në një rast të cilin as vetë, bazuar në realitetin dhe në vlerësimin tim gjithmonë sipas gjendjes sime (falë Zotit) të mirë dhe me një nivel të kthjellët mendimi, nuk e kisha menduar dhe as besuar se një letërthirrje në lidhje me trafikun rrugor nga Gjykata e qytetit ku jetoj unë dhe familja ime prej 32 vitesh (gjithsej 34 vjet e 3 muaj në Gjermani), do të luante një rol kaq të rëndësishëm për FITOREN në fushën e drejtësisë, përkatësisht të jurisprudencës, në drejtim të rrugës së shtetformimit të Kosovës sonë Dardani 🦅.
Në letërthirrje, ku përpos lëshimeve formale sa i përket shkrimit të emrit tim, shkruhej edhe shtetësia ime, kinse unë jam jugosllav, përderisa prej dekadash unë dhe familja ime kemi shtetësinë gjermane?! Në këtë kontekst unë reagova.
Dhe pas reagimit tim zyrtar me shkrim në Gjykatën e qytetit, pastaj në Gjykatën e Shtetit të Hessen-it dhe në Ministrinë e Drejtësisë së Gjermanisë, kërkesa ime në fjalë hasi në mirëkuptim të plotë nga institucionet e lartpërmendura.
Dhe pikërisht për këtë arsye unë arrita në këtë përfundim dhe mendova me vete: – Në mua u „zgjua në thua“ – e Kosovës në shtetformim, fitorja juridike e radhës iu „dhurua“!
Ishte jovigjilenca, pavëmendshmëria apo edhe mungesa e kujdesit – e kaluar në monotoninë e përditshme administrative – ajo që mua më „nxori jashtë taktit“ dhe më imponoi t’i shkruaj Ministrisë së Drejtësisë së vendit ku aktualisht jetoj, në mënyrë eksplicite, për t’i kërkuar përmirësimin statusor të shtetësisë së Republikës së Kosovës sonë, së bashku me përmirësimin e statusit të shtetësisë sime personale.
Dhe po, unë dhe Kosova jonë Dardania ia arritëm qëllimit – sepse tani e tutje, në dokumentet juridike gjermane, pasqyrohet dhe reflektohet: REPUBLIKA KOSOVO 👏 E bëra këtë kërkesë, e cila për fat të mirë më bëri të lumtur, sepse u pranua si një „ide-propozim“ (ashtu sikurse e kisha menduar) nga ana e institucioneve përkatëse, e jo si kritikë.
Shihni, në dokumentin apo letrën që e mora herën tjetër nga Gjykata shkruante: Emri im; Shtetësia ime aktuale përkatëse dhe ajo e mëparshmja, si vijon në origjinal: E lindur Gjakovë/Jugosllavi/Republikë Kosovo. (Kjo do të thotë: Jugosllavia e ndarë me fraksione dhe titulli i vendlindjes sime – Republika Kosovo – titull i cili përpara kërkesës sime në fjalë nuk figuronte në dokumentin juridik?!) Ah, çfarë gëzimi, bre 🙏!
Sa m’u bë zemra mal për vendlindjen time, Kosovë-Dardani 🦅. Natyrisht, ndoshta në shikim të parë ky qëndrim apo supozim i imi juve, lexues të nderuar të këtij opinioni, mund t’ju duket absurd, por ja ku ju them: nuk ishte dhe nuk është aspak absurd?!
Sepse secili prej nesh duhet ta përdorë aq sa e ka „forcën“ e vet që shtetit tonë në formim t’i dalë zot, me çfarëdo mundësie që e ka në dispozicion 🙏. P.S. Për ta ndihmuar ATDHEUN nuk nevojiten kritere apo struktura shkollore, dhe aspak nuk ka nevojë që njeriu të jetë politikan/e në funksion!
