LSDM: Po fshihet e vërteta për Gostivarin, Qeveria po ikën nga

0%

LSDM sot akuzon partinë në pushtet OBRM-PDUKM-në se ka degraduar institucionet e vendit. “A ka ndonjë që beson seriozisht te Mickoski? A duhet t’i besojnë qytetarët një prokurorie për të cilën pak ditë më parë Komisioni Evropian publikoi një raport ku shprehet qartë ndikimi politik, pra ndikimi i Mickoskit mbi të?

A është kjo e njëjta prokurori që emëron Mickoski, që e thërret nga foltorja e Kuvendit, që i bën presion përmes medias dhe që e përdor për të urdhëruar përndjekje politike përmes telefonit? Pse fshihen rezultatet e analizave të ujit në Gostivar? Sepse e njëjta prokurori, me urdhër të Mickoskit, po i fsheh rezultatet sepse ato mund të çojnë në gjetje të reja dhe përgjegjësi të reja?

OBRM-PDUKM vazhdon të përpiqet ta reduktojë përgjegjësinë vetëm në “morale” dhe ta zhvendosë atë në nivel lokal, ndërsa institucionet që kontrollon vazhdojnë të heshtin dhe të fshehin informacionin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qytetarët e Gostivarit, dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë, meritojnë të dinë të gjithë të vërtetën dhe jo justifikime dhe përgjegjësi selektive që mbrojnë strukturën kriminale të qeverisë”, thonë nga LSDM.

Burimi: Telegrafi