Klopp planifikon stafin e Gjermanisë, i bashkohet ish-lojtari i

0%

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar si përzgjedhës i ri i Gjermanisë, Jurgen Klopp raportohet se tashmë ka vendosur për disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Sipas mediave gjermane, Klopp pritet të ketë tre ndihmës. Krahas emrave të njohur, Peter “Piet” Krawietz dhe Pepijn Lijnders, në stafin e tij pritet të jetë edhe Sven Bender.

Krawietz ka bashkëpunuar me Kloppin gjatë kohës kur ai drejtonte Mainz-in, ndërsa Lijnders ishte ndihmës i tij gjatë periudhës te Liverpooli.

Bender, ish-futbollist i Borussia Dortmundit, ka mbyllur bashkëpunimin dyvjeçar me SpVgg Unterhaching dhe aktualisht është pa angazhment, duke qenë i gatshëm për një aventurë të re. 37-vjeçari ka përvojë edhe në rolin e ndihmësit, pasi më herët ka qenë pjesë e stafit të Edin Terzićit dhe Nuri Şahinit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot