Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa rajone janë prekur nga prishje në rrjetin elektrik. Sipas njoftimit, ekipet teknike të KEDS-it janë angazhuar në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të eliminuar defektet dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.
KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e situatës.
