Inspektorati i Punës ndalon punën në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe

0%

Shpërndaje në: Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka realizuar inspektime në një numër vendpunishtesh në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës me ç’rast ka ndaluar punën në 13 sosh. Sipas njoftimit, për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë, ndalimi i punës iu është bërë menjëherë deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara.

“Gjatë këtyre inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë në punë, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 13 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara”, thuhet në njoftimin e inspektoratit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha