Mbesa e Donald Trump zbulon se çfarë trashëgoi nga gjyshi

0%

Kai Trump, mbesa 19-vjeçare e presidentit amerikan Donald Trump, po ndërton një karrierë në disa fusha, përfshirë golfin, modën dhe rrjetet sociale. Vajza e Donald Trump Jr. dhe Vanessa Trump së shpejti do të nisë studimet në Universitetin e Miamit, ku do të jetë pjesë e ekipit të golfit të universitetit.

Në një intervistë për emisionin ‘Fox & Friends’, Kai foli për mënyrën se si arrin të menaxhojë angazhimet e shumta dhe tha se deri tani ia ka dalë ta bëjë këtë me sukses. Ajo beson se energjinë dhe dëshirën për të arritur objektivat i ka trashëguar nga gjyshi i saj, Donald Trump. “Me siguri nga gjyshi”, u përgjigj ajo kur u pyet se nga e merr ambicien për sukses.

Kai njihet si një lojtare e talentuar golfi dhe ka marrë vlerësime për disiplinën dhe përkushtimin e saj në këtë sport. Synon të ndihmojë ekipin e golfit të Universitetit të Miamit të arrijë rezultate më të mira në sezonet e ardhshme. Kai ka folur edhe për marrëdhënien me gjyshin e saj, duke e përshkruar atë si ‘shumë të lezetshëm’ dhe më të relaksuar nga sa njerëzit mund ta imagjinojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi