Breshër i madh godet Istogun

0%

Një stuhi e shoqëruar me breshër të madh ka përfshirë sot Istogun. Pamjet e dërguara nga lexuesit tregojnë reshje intensive të breshrit, që në disa zona kanë mbuluar rrugët. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse moti i lig ka shkaktuar dëme materiale. Ndërsa qytetarët kanë ndarë pamje nga momenti kur breshëri goditi këtë komunë.

Burimi: Bota Sot