Kupa e Botës 2026, e cila u mbyll të dielën me triumfin e Spanjës 1:0 ndaj Argjentinës pas vazhdimeve në finale, do të mbahet mend jo vetëm për kampionin e ri, por edhe për rekordet historike që solli. Ky ishte Botërori i parë në histori me pjesëmarrjen e 48 kombëtareve, duke rritur ndjeshëm numrin e ndeshjeve dhe spektaklin gjatë turneut.
Si rezultat, edicioni i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë vendosi një rekord absolut me 308 gola të shënuar, më shumë se çdo Kupë Bote e mëparshme. Rekordi i mëparshëm i përkiste Botërorit të Katarit në vitin 2022, ku u realizuan 172 gola, ndërsa tani shifra është rritur me plot 136 gola, duke e bërë edicionin e vitit 2026 më produktivin në historinë e garës.
