Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar me fatalitet në fshatin Shirokë të Suharekës, ku një 52-vjeçar ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, rreth orës , ndërsa viktima ishte duke drejtuar automjetin në momentin kur ndodhi aksidenti.
Sipas Policisë së Kosovës, drejtuesi i automjetit, B.U., 52-vjeçar nga fshati Shirokë, ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e përplasjes. Ai është dërguar për trajtim mjekësor, por megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
Njësitë policore dhe hetuesit e trafikut, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij vetaksidenti tragjik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
