Përkujtohet masakra e Lusnës/ Pllakë përkujtimore për viktimat,

0%

Një nga ngjarjet më të rënda të krahinës së Lumës, masakra civile e Lusnës, u përkujtua përmes zbulimit të një pllake përkujtimore kushtuar viktimave. E ndodhur në vitin 1944, ngjarja vijon të kujtohet si një prej episodeve më të dhimbshme të zonës. Mes të pranishmëve ishte edhe 94-vjeçari Liman Peposhi, një nga dëshmitarët e gjallë të masakrës, i cili kujtoi ngjarjet e asaj kohe.

Sipas organizatorëve, përkujtimi synon të ruajë kujtesën historike të viktimave dhe pasojat që ngjarja pati për banorët e zonës. Masakra la 21 banorë të vrarë, dy të pushkatuar dhe shtatë të tjerë që humbën jetën nga torturat në burgjet komuniste. Pas saj, dhjetëra familje u larguan nga vendi nga frika e regjimit, ndërsa qindra banorë të Lusnës u internuan.

Burimi: Bota Sot