I ofrohet puna italiane Guardiolës

0%

Pep Guardiola mund të jetë emri i radhës në krye të Kombëtares së Italisë. Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Paolo Maldini dhe Leonardo kanë zhvilluar një takim me trajnerin spanjoll në Barcelonë, me synimin për ta bindur që të pranojë postin e përzgjedhësit të “Azzurrëve”.

Raportohet se takimi ka zgjatur gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa dyshimet për këtë u shtuan pasi në rrjetet sociale u publikuan fotografi të Maldinit dhe Leonardos në Barcelonë. Më pas, Di Marzio konfirmoi se mes tyre dhe Guardiolës është diskutuar mundësia e drejtimit të përfaqësueses italiane. Megjithatë, ende nuk ka asnjë marrëveshje apo siguri se Guardiola do ta pranojë ofertën.

Përveç tij, në listën e kandidatëve për pankinën e Italisë vazhdojnë të përmenden edhe Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot