Dy zjarre të mëdha pyjore vazhdojnë të përhapen në rajonet e Aragonës dhe Castilla-La Mancha në Spanjë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur t’i vënë nën kontroll. Situata mbetet kritike dhe drejtuesit e operacioneve të emergjencës paralajmërojnë se orët në vijim pritet të jenë vendimtare.
Zjarri që shpërtheu të mërkurën në zonën e Orés është shndërruar në zjarrin më shkatërrues pyjor të regjistruar në Spanjë gjatë vitit 2026. Sipas vlerësimeve paraprake, flakët kanë përfshirë rreth 15.400 hektarë tokë, ndërsa perimetri i zjarrit ka arritur në afro 60 kilometra.
Pavarësisht përmasave të katastrofës, ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të ndalojnë përparimin e flakëve në hyrje të qytetit të Luesia-s, duke shmangur depërtimin e tyre në zonat e banuara. Megjithatë, fronti i zjarrit mbetet aktiv dhe tashmë po përparon drejt bashkisë së Biotës, duke shtuar shqetësimet për banorët dhe autoritetet lokale.
Temperaturat e larta, era dhe thatësira po vështirësojnë ndjeshëm operacionet e shuarjes, ndërsa dhjetëra ekipe zjarrfikësish dhe mjete ajrore vijojnë betejën për të frenuar përhapjen e flakëve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e sigurisë dhe të jenë të gatshëm për evakuim, nëse situata përkeqësohet.
Otra noche más de trabajo incansable en el #IFOrés #Zaragoza Nuestros efectivos se han desplegado en el sector de Luesia centrándose en la localización de focos secundarios y su extinción mediante ataque directo con línea de agua 💪🚒 @IIFFAragon @112Aragon pic.twitter.com/53CNxVDSEp — UME (@UMEgob) July 18, 2026
