Veprimtari dhe publicisti Gani Mehmetaj në një postim të tij në Facebook rrëfen momentin kur Baton Haxhiu kishte kërkuar vrasjen e tij dhe të vëllait të tij, Ali Mehmetaj. Ai thotë se kjo kërkesë e Haxhiut ishte në kohën kur ishin vrarë disa gazetarë dhe mbi 200 veprimtarë të LDK-së.
Mehmetaj thotë se nuk do e përmende emrin e tij, sikur Haxhiu të mos bëhej edhe më agresiv sot në televizionet shqiptare. Postimi i plotë: Kur Baton Haxhiu kërkonte të me vrisnin… Duhet ta hiqni qafe Gani Mehmetajn dhe vëllain e tij Ali Mehmetajn( tash i ndjerë), pati bërë ftesë publike Baton Haxhiu para 25 vitesh. Ishte koha kur të ngryste nata, por nuk të gdhinte dita.
Atëbotë u vranë disa gazetarë dhe mbi 200 veprimtarë të LDK-së. Unë shpëtova nga mercenarët e Baton Haxhiut. Nuk do të merresha me një njeri të ndotë që ishte informator i regjimit të Serbisë, sikur të mos e bënin yll në Prishtinë ( krahu i partive ” të luftës”) dhe të popullarizuar në Tiranë nga Edi Rama dhe Shërbimi Sekret i Vuçiqit.
Nuk do ta përserisja emrin e përlyer të tij, sikur ai të mos bëhej edhe më agresiv dhe më i pafytyrë sot në televizionet shqiptare. Në ato televizione ai blen programe, angazhon mercenarë me para të pista, e dikton bisedën, megjithëse është gjysmë analfabet.
