Nga: Elda Islami Shpërndaje në: Me t’u rikthyer sulmet në Lindjen e Mesme, ka ndryshuar edhe kurba e çmimit të naftës. Një litër është shtrenjtuar për 14 centë, krahasuar me javën e shkuar.
Ekonomistë dhe njohës të tregut të karburanteve thonë se nuk pritet të ketë stabilizim të shpejtë të çmimeve dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë të intervenojë me politika të tjera, krahas çmimit tavan Pas përshkallëzimit të sërishëm të tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së, çmimi i naftës është rritur nga dita në ditë.
Të dielën litri është shitur deri në 1.64 euro, 1 centë më shtrenjtë se të shtunën, e 14 centë më shtrenjtë sesa javën e shkuar. Ndërkaq, 1.46 euro është tregtuar litri i benzinës e 60 centë ai i gazit. Njohësi i tregut të naftës, Jakup Gashi, ka thënë se çdo zhvillim në Lindjen e Mesme ndikon drejtpërdrejt në çmimet në Kosovë.
“Po, dëmtohet konsumatori, meqenëse nuk është arritur të menaxhohet mirë situata nga Ministria sa i përket çmimit të naftës dhe të ketë një kontroll më të mirë. Konsumatori po dëmtohet, sepse qeveria përdor një formulë për furnizimin, ku merret çmimi bazë i bursës ndërkombëtare, llogariten shpenzimet dhe nxirret çmimi mesatar mujor ose javor.
Do të kishte mundësi të përdorej edhe një metodë tjetër, për shembull, të merrej çmimi nga bursa, t’i llogariteshin shpenzimet dhe të caktohej një çmim që do të mbetej i pandryshuar për tri ose katër ditë”, ka thënë Gashi.
Edhe Arbëri 11 muaj më parë Republikë, autonomi, pavarësi: Kthesa e të ‘80-ave E profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka thënë se Qeveria duhet të hartojë politika të reja për ta zbutur ndikimin e kësaj rritjeje. “Së pari duhet të ndryshohen politikat fiskale. Nuk është njësoj kur me naftë furnizon një traktor që përdoret për punimin e tokës dhe një veturë luksoze.
Bujqit duhet të kenë lehtësira. Për secilin fermer që punon tokën e vet duhet të llogaritet sasia e naftës që i nevojitet dhe t’i mundësohet ta blejë pa taksa ose me një çmim më të ulët”, ka thënë Misini. Ai ka thënë se shtrenjtimi i karburanteve ka efekt zinxhir.
“Një ndryshim në politikat ndërkombëtare po e rrit drejtpërdrejt koston e jetesës në Kosovë për dy arsye: varësinë nga importi dhe mungesën e një strategjie të brendshme për të krijuar alternativa. Nafta është lëndë e parë shumë e rëndësishme dhe çdo lëvizje e çmimit të saj reflektohet në koston e jetesës”, është shprehur ai.
Nga Ministria e Industrisë kanë thënë se po vazhdojnë me realizimin e inspektimeve për të monitoruar respektimin e çmimit tavan.
Edhe Arbëri 8 min. më parë Aleanca kritikon moskonstituimin e Kuvendit, LVV-ja arsyetohet se po u jep kohë partive për marrëveshje “IQMT në vizitat inspektuese së bashku me inspektorë nga ATK kanë evidentuar çmimet e derivateve dhe në bazë të Raporteve nga Inspektorët e ATK-së, IQMT ndaj disa Operatorëve që nuk kanë respektuar Vendimin lidhur me çmimin tavan, ka iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.
Lëndët në këto raste vendosen nga Gjykatat Themelore, varësisht nga aspekti gjeografik i Operatorëve ekonomik”, thuhet në përgjigjen e ministrisë. Në muajin mars dhe prill të këtij viti, çmimi i naftës pati arritur deri në 1.89 euro për litër, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Krahas tij, janë shtrenjtuar edhe një sërë shërbimesh për qytetarët, përfshirë biletat e transportit ndërurban.
