Aleanca kritikon moskonstituimin e Kuvendit, LVV-ja arsyetohet se po

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Mosthirrjen e seancës për konstituimin e kuvendit qe 12 ditë e ka kritikuar deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani.

Por kolegu i tij nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se po u jepet kohë partive për t’u marrë vesh, e që sipas tij, varet nga vullneti i partive të ish-opozitës Mbajtjen sa më të shpjete të seancës konstituive të Kuvendit e ka kërkuar deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani.

Ai e ka cilësuar si të papërgjegjshme mosthirrjen e seancës inauguruese, e cila mundëson edhe nisjen e rrjedhjes së afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit. “Konstituimi i Kuvendit nuk ka asnjë arsye normale të vonohet. I vetmi plan prapa kësaj vonese është bllokada. Shihet qartë se as nuk u ngutet, as nuk e kanë dertin e funksionimit të shtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbi 10 ditë që u certifikuan rezultatet, këta luajnë hajgare me shtetin”, ka shkruar Ramadani. Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, e deri më 7 gusht deputetët kanë kohë që ta zgjedhin kryetarin e kuvendit dhe pesë nënkryetarët.

Por deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka deklaruar se është e rëndësishme që partitë ta kenë kohën e duhur për të arritur marrëveshje. Sipas tij, kjo varet nga vullneti i partive të ish-opozitës.

Edhe Arbëri 3 muaj më parë Opozita kritikon “urgjencën” për miratimin e projektligjeve “Unë uroj që partitë politike opozitare të kenë hequr dorë nga kjo qasja 18 mujore e destruktivitetit dhe të bllokimit të procesit të krijimit të institucioneve, dhe nëse veç kanë hequr dorë natyrisht jam i bindur që do të gjendet një zgjidhje.

Por duhet të ketë një minimum vullneti tek opozita, e që maksimumi i gatishmërisë sonë që është i pranishëm do ta mundësojë një marrëveshje”, ka thënë Rrustemi. KOHA të mërkurën ka raportuar për një dakordim në parim mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes për formimin e institucioneve dhe ndarjen e pozitave. Në të parashihej edhe zgjedhja presidentit.

Por, negociatat janë pezulluar nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pasi janë dorëzuar nënshkrimet e delegatëve të kuvendit të partisë të mbledhura me qëllim shkarkimin e tij. Zyrtarë të LDK-së kanë paralajmëruar se synojnë që Kuvendin e partisë ta mbajnë para 7 gushtit. Po ashtu, ushtruesja e detyrës së presidentes, Haxhiu ka thënë që seanca konstituive do të mbahet në muajin gusht.

E njohësi i zhvillimeve politike, Fitim Gashi, ka thënë që partia e parë – Vetëvendosje ka përgjegjësinë që t’i shterojë të gjitha mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje që shpien në formimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

“Kjo nënkupton një angazhim serioz dhe të sinqertë me të gjitha partitë që kanë përfaqësim në Kuvend e jo kufizimin e përpjekjeve vetëm në një adresë të caktuar politike, në këtë rast tek LDK-ja.

Tash nëse negociatat me LDK nuk prodhojnë rezultat, pas njoftimit të ndërprerjes së tyre nga kryetari i këtij subjekti, Abdixhiku, kjo nuk do të duhej të shërbejë si arsyetim se janë konsumuar të gjitha mundësitë dhe se vendi duhet domosdoshmërisht të shkojë në zgjedhje të reja”, ka thënë Gashi.

Edhe Arbëri 33 min. më parë Vazhdon kufizimi i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë Dy ditë pas certifikimit të rezultateve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbajtur takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe të LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka refuzuar të takohet.

Burimi: Koha