United bën gati goditjen e tretë në merkato. 50 milionë euro për yllin e Serie A! Manchester United ka zyrtarizuar deri tani transferimin e Andrey Santos nga Chelsea dhe të Youri Tielemans nga Aston Villa, për 100 milionë euro për të dy.
Objektivi i radhës i “Djajve të Kuq” është mesfushori i Romës, Manu Kone, i cili bëri një perfomancë shumë të mirë edhe me Francën në Botëror, duke rritur ndjeshëm interesin e klubeve të ndryshme ndaj tij. Sipas Il Tempo, për Kone ka interes konkret edhe nga Chelsea, por për momentin Man. United duket ekipi më i interesuar.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë shifrën 50 milionë euro, të vendosur nga Roma për të lënë të lirë francezin.
