Dy tërmete të fuqishme godasin Iranin, tre persona mbeten të lënduar

0%

Dy tërmete janë regjistruar të hënën në provincën perëndimore të Kermanshahut në Iran, me një interval prej vetëm pesë minutash. Sipas autoriteteve iraniane, tërmeti i parë kishte magnitudë 5.2 dhe goditi zonën pranë Kuzaranit në orën sipas kohës lokale. Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej rreth tetë kilometrash.

Vetëm pesë minuta më vonë, rajoni u godit nga një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 5.7 dhe me thellësi rreth 13 kilometra. Një zëdhënës i autoritetit iranian për menaxhimin e fatkeqësive konfirmoi për agjencinë Mehr se ekipet emergjente janë angazhuar në zonat e prekura. Si pasojë e dridhjeve, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Megjithatë, sipas raportimeve paraprake, lëndimet nuk janë shkaktuar drejtpërdrejt nga shembja e objekteve apo nga vetë tërmetet. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com