Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të dielën në vend do të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Sipas parashikimit, vranësirat vende-vende do të sjellin riga shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekond.
Burimi:
Telegrafi
