Zidane pritet ta marrë drejtimin e Francës, emërimi më 1 shtator

0%

Zinedine Zidane pritet të emërohet trajner i ri i Kombëtares së Francës, duke e zëvendësuar Didier Deschampsin pas largimit të tij nga posti. Sipas gazetës franceze “L’Équipe”, fituesi i Kupës së Botës më 1998 do ta marrë zyrtarisht drejtimin e ekipit më 1 shtator. Deschamps u largua pas eliminimit të Francës në gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Spanjës.

Francezët më pas u mposhtën 6-4 nga Anglia edhe në ndeshjen për vendin e tretë. Federata Franceze e Futbollit ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht emërimin, por presidenti i saj, Philippe Diallo, ka paralajmëruar se një njoftim do të publikohet para përfundimit të muajit.

Ndërkohë, “Le Parisien” raporton se Zidane ka nisur tashmë formimin e stafit të tij, ku pritet të përfshihet edhe bashkëpunëtori i tij i hershëm, David Bettoni. Ndeshja e parë e Zidane në krye të Francës pritet të jetë ndaj Turqisë në Ligën e Kombeve, ndërsa më 2 tetor francezët pritet ta presin Italinë në “Stade de France”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deschamps largohet pas 14 vjetësh në drejtimin e Kombëtares, periudhë gjatë së cilës e udhëhoqi Francën drejt titullit të Botërorit 2018, trofeut të Ligës së Kombeve dhe dy finaleve të tjera të mëdha. Zidane, ndërkaq, ka shënuar suksese të mëdha si trajner i Real Madridit, duke fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve nga viti 2016 deri më 2018.

Turneu i tij i parë i madh me Francën pritet të jetë Kampionati Evropian 2028. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com