Shpërndaje në: Rrugëtimi i Francës për ta fituar Kupën e Botës përfundoi pas humbjes ndaj Spanjës në gjysmëfinale me rezultat 2:0. Edhe në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë, Franca nuk arriti të marr rezultat pozitiv, duke humbur 6:4.
Gjatë ndeshjes vëmendja u zhvendos nga fusha në vijën anësore, ku ylli i Manchester Cityt, Rayan Cherki, u përplas përsëri me selektorin e Francës, Didier Deschamps. Në një moment kamerat kapën një përplasje mes Deschampsit dhe Cherkit. Të dy shiheshin duke debatuar. Deschamps pas ndeshjes foli në konferencën për shtyp, të fundit si selektor i Francës.
Ai ka refuzuar të “sulmojë” Cherkin, që startoi për herë të parë. “Të gjithë gjykohen për performancën e tyre. Natyrisht, disa lojtarë mund të kishin bërë më mirë. U uroj gjitha të mirat”, tha Deschamps.
Adu argumen antara Deschamps dan Cherki😳 kayaknya setelah kejadian Cherki tolak tos Deschamps itu hubungannya ga bagus ya. pic.twitter.com/BdjXBhkgq3 — Totally AC Milan (@TotallyACMILAN) July 19, 2026
