Studimi: Dieta keto frenoi tumoret në zorrën e trashë, por nxiti

0%

Një studim i ri i publikuar në revistën “Nature” ka zbuluar se dieta ketogjene mund të ketë efekte krejtësisht të kundërta në pjesë të ndryshme të zorrëve. Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit, MIT, analizuan ndikimin e kësaj diete te minjtë me predispozitë gjenetike për zhvillimin e tumoreve në zorrë.

Minjtë u ndanë në tri grupe: njëri ndoqi dietë ketogjene, tjetri dietë të zakonshme, ndërsa grupi i tretë dietë shumë të pasur me yndyra dhe kalori. Rezultatet treguan se dieta keto ngadalësoi formimin e tumoreve në zorrën e trashë. Megjithatë, në zorrën e hollë ajo pati efekt të kundërt, duke nxitur zhvillimin e më shumë tumoreve dhe duke shkurtuar mbijetesën e minjve.

Shkencëtarët dyshojnë se këto efekte nuk lidhen drejtpërdrejt me ketonet, por me mënyrën se si qelizat e zorrëve përpunojnë dhe djegin yndyrat. Gjetjet tregojnë se ndikimi i dietës ketogjene në zhvillimin e kancerit është kompleks dhe mund të ndryshojë në varësi të pjesës së sistemit tretës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Studiuesit theksojnë se rezultatet janë arritur te minjtë dhe nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar ndikimin te njerëzit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com